Flash

Hakerat sulmojnë serverin e SHÇBA në Ministrinë e Brendshme

Lapsi.al 20 September 2021
Hakerat sulmojnë serverin e SHÇBA në Ministrinë e

"Nuk ka asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat".

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme SHÇBA përmes një njoftimi, duke sqaruar se institucioni ka qenë shënjestër e sulmi kibernetik që është parandaluar nga specialistët e IT.

“Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit - shkruan SHÇBA.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI