Flash

Kulmi/ Veliaj akuzon Berishën për lajme të rreme: Kundërshtarët kokat hëngshin

Lapsi.al 20 September 2021
Kulmi/ Veliaj akuzon Berishën për lajme të rreme:

Sapo kryeministri Rama është larguar drejt SHBA-së, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka dalë në media për të komentuar ngjarjen kryesore të këtyre ditëve: përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ashtu siç pritej, Veliaj ka dhënë mbështetjen e tij për vendimin e Lulzim Bashës, njësoj si shumë socialistë të tjerë këto kohë, që kanë fërkuar duart për çarjen në PD.

Por arsyeja që Veliaj jep për largimin e Berishës, është ajo ç'ka ai e quan "kultura e lajmeve të rreme". Sipas Veliajt, ishte Berisha që e ndërtoi këtë kulturë të shpifjes dhe të lajmeve të rreme. Në fakt, kryebashkiaku i Tiranës duhet dëgjuar kur flet për lajme të rreme. Ai është një nga mjeshtrat e lajmeve të fabrikuara nga zyra e shtypit dhe që më pas shpërndahen nga mediat e blera nga Bashkia e Tiranës.

“Unë kam thënë më parë, që ai njeri do e mbyllë me turp. Po jetove duke shpifur dhe sajuar duke iu hapur gropën njerëzve, atehër do biesh vetë brenda. Në politikë, biologjia bën të vetën. Nuk besoj se dhe ata ithtarë të Saliut që thonë se ai është e ardhmja. Ai vetëm e ardhmja nuk është. Ai nuk ka as kohë të rehabilitohet. Kur vjen puna të kundërshtarët, them kokën hëngshin. Vetë e gatuan këtë kulturë, të shpifjes dhe lajmit të rremë. Janë po ata që filluan tek lodrat dhe më pas vazhduan te Astiri. Ata morën 3 vite të jetës sonë në Astir.

Kush jeton nga shpata do vdesë nga shpata. Me fundin e Saliut është fillimi i fundit të kësaj politike. Mësimi për të tjerët është që jeto një jetë dinjitoze. Unë besoj që kultura toksike dhe vandale, Tirana digjej për sport nga protestat. Kthehej në një fushë beteje. Shpresoj që Shqipëria do jetë më e mirë me largimin e Berishës dhe Berishizmit. Me grisjen e letrave në Kuvend nga Basha, mendova që nuk ka ikur ende berishizmi” – tha Veliaj.

I pyetur lidhur me bashkëpunimin me opozitën, Veliaj përsëriti qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, se do t'i shtrijë dorën opozitës për bashkëpunim në çështje me interes kombëtar.

“Edi Rama e ka thënë troç, kur vjen radha për Presidentin e ardhshëm, unë do i shtrijë dorën opozitës. Kjo do të jetë për reformën në drejtësi, apo reformën administrative” – tha Veliaj.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI