Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

OKB: Globi drejt katastrofës nga ngrohja globale

Lapsi.al 20 September 2021
OKB: Globi drejt katastrofës nga ngrohja globale

Sipas një raporti të ri të OKB-së për klimën, bota ndodhet drejt një “rruge katrastrofale“. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, thotë se nga ngrohja globale kërcënon një “humbje masive e jetëve të njerëzve.“

Bashkësia ndërkombëtare me shumë gjasa nuk e arrin dot objektivin për kufizimin e ngrohjes globale deri në 1,5 gradë Celcius. Një raport i ri i Agjencisë së Klimës të OKB-së arrin në përfundimin, se „bota ndodhet në një rrugë katastrofale në drejtim të ngrohjes globale 2,7 gradë Celcius.”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Humbje masive e jetëve të njerëzve Nga 191 vende pjesëmarrëse të Marrëveshjes së Parisit vlerësohet e premtohet, se ngrohja globale duhet të kufizohet nën 2 gradë krahasuar me periudhën paraindustriale. Më së miri në bazë të Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, ajo duhet të kufizohet në 1,5 gradë. Kjo kërkon reduktimin masiv të emetimit të gazrave karbonikë. Nëse ky objektiv nuk arrihet, kërcënon “humbje masive e jetëve të njerëzve dhe bazës jetësore”, paralajmëroi Guterres. Raporti i OKB-së pas verifikimit të objektivave kombëtare arrin në konkluzionin, se emetimet e gazrave karbonikë në fund të kësaj dekade, do të jenë 16% më të larta se në vitin 2010. “Të gjitha shifrat e përgjithshme të emetimeve të gazrave karbonikë lëvizin në drejtim të gabuar”, tha drejtuesja e OKB-së për klimën, Patricia Espinosa. Në bazë të Marrëveshjes së Parisit, vendet duhet të verifikonin objektivat e tyre deri ë fund të vitit 2020. Por deri në korrik të këtij viti vetëm 113 vende kanë ofruar të dhënat shqyrtuara rishtazi. “…ndryshe njerëzit do të paguajnë një çmim tragjik” Me këto të dhëna të reja të vendeve, emetimet e këtij grupi, ku bën pjesë BE dhe SHBA do të uleshin deri në vitin 2030 me 12% krahasuar me 2010-n. Kjo është një “shkëndijë shprese”, por që nuk e ndryshon “pamjen e errët të përgjithshme”, thekson Espinosa. Guterres paralajmëroi krerët e shteteve dhe qeverive gjashtë javë para Konferencës Botërore të Klimës në Glasgou të bëjnë më shumë. “Ka ardhur koha që krerët e shteteve dhe qeverive të ngrihen e veprojnë, ndryshe njerëzit do të paguajnë një çmim tragjik”, tha ai. Këtij apeli iu bashkangjit edhe presidenti amerikan, Joe Biden. „Ne duhet të paraqesim në Glasgou qëllimet tona më ambicioze”, tha ai. “Koha po na mbaron.” Muajin e kaluar Këshilli Botëror i Klimës, IPCC kishte bërë të ditur, se ngrohja globale me 1,5 gradë Celcius mund të arrihet që në 2030, një dekadë më parë se pritej. /DW      

Të këshilluara

Rusët votojnë për parlamentin e vendit

Rusët po votojnë të dielën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare tre-ditore, të shoqëruara nga akuzat për parregullsi të gjera dhe shtypjes së lëvizjes s...

16:10

OKB: Bota drejt katastrofës klimatike

Përpara konferencës së klimës në Glasgou, që do të zhvillohet në nëntor, bota është drejt një rruge katastrofike për sa i përket ngrohjes globale, shprehet sekr...

13:10

Si do të përfundojë pandemia e Covid-19?

Pas mbi 18 muajsh të pandemisë aktuale, me distancimin social, mbajtjen e maskave, dhe mbylljet e ekonomive, ajo që duam të dimë të gjithë më shumë se sa çdo gj...

12:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI