Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Partia pro Putin-it drejt fitores së zgjedhjeve në Rusi

Lapsi.al 20 September 2021
Partia pro Putin-it drejt fitores së zgjedhjeve në Rusi

Partia në pushtet e Rusisë, Rusia e Bashkuar, është në rrugë për të siguruar një fitore të rehatshme në Dhomën e Ulët të Parlamentit, të njohur ndryshe si Duma e Shtetit rus.

Zgjedhjet në Rusi u mbajtën nga data 17 deri më 19 shtator. Me 71 për qind të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Rusia e Bashkuar, e cila mbështet presidentin rus, Vladimir Putin, ka fituar gati 49 për qind të votave.

Putin, edhe pse nuk është udhëheqës zyrtar i partisë, vepron si udhëheqës de facto i saj. Sipas rezultateve të deritashme, Partia Komuniste ka rreth 20.25 për qind të votave dhe Partia nacionaliste Liberal-Demokratike rreth 7.68 për qind.

Votuesit votuan për 450 deputetët e Dumës, ndërsa në zgjedhje morën pjesë 14 parti. Rusia e Bashkuar shpalli fitoren disa orë pasi u mbyllën votimet të dielën në mbrëmje.

Sekretari i përgjithshëm i partisë, Andrei Turchak, u tha mbështetësve se fitorja është “e ndershme dhe e pastër”. Në zgjedhje mungoi një prani e konsiderueshme e opozitës, pasi autoritetet i shpallën “ekstremiste” organizatat e lidhura me figurën e burgosur të opozitës, Aleksei Navalny, duke i ndaluar garën secilit nga rrjeti i tij.

“Nëse Rusia e Bashkuar arrin sukses, vendi ynë do të përballet me pesë vjet të tjerë të varfërisë, pesë vjet të shtypjes së përditshme dhe pesë vjet të humbur”, u tha në një mesazh të publikuar në llogarinë e Navalnyt në Instagram, në prag të zgjedhjeve.

Navalny është duke vuajtur një dënim prej dy vjetësh e gjysmë me burgim, nën akuza që aleatët e tij i shohin si të motivuara politikisht.

Në zgjedhjet e fundit kombëtare, më 2016, Rusia e Bashkuar fitoi mbi 54 për qind të votave. Këtë herë, në disa qytete, përfshirë Moskën, u votua edhe në mënyrë elektronike.

Për herë të parë qysh në vitin 1993, vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk ishin të pranishëm, për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet ruse.

Në ditën kur nisën votimet, aplikacioni online Smart Voting, i ideuar nga Navalny, u hoq nga gjigantët e teknologjisë Apple dhe Google. Autoritetet ruse i kanë kërcënuar dy kompanitë me gjoba të mëdha nëse refuzojnë ta heqin aplikacionin, i cili u thoshte përdoruesve se mund t’i rrëzojnë kandidatët e partisë në pushtet. Aleati i Navalnyt, Leonid Volkov, tha se gjigantët e teknologjisë “kanë rënë nën shantazhin e Kremlinit”.

Ekipi i Navalnyt po ashtu u bëri thirrje votuesve që të votonin në ditën e fundit, për të zvogëluar, siç u tha, mundësinë që votat e tyre të manipulohen gjatë dy ditëve të para të votimit. Autoritetet thanë se i kanë ndarë zgjedhjet në tre ditë për të parandaluar grumbullimin e njerëzve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Kritikët, megjithatë, pretenduan se periudha më e gjatë ofron mundësi të bollshme për manipulim dhe sajim të një rezultati të dëshiruar. Të dielën në mbrëmje, grupi i pavarur i monitorimit të votave Golos – të cilin autoritetet ruse e kanë cilësuar si “agjent të huaj” – tha se ka gjurmuar më shumë se 4,500 raporte për shkelje në votime.

Raporte për parregullsi erdhën nga e gjithë Rusia. Ministria e Brendshme e Rusisë u tha gazetarëve se nuk ka regjistruar ndonjë “shkelje të rëndësishme”. /REL/

 

 

Të këshilluara

Rusët votojnë për parlamentin e vendit

Rusët po votojnë të dielën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare tre-ditore, të shoqëruara nga akuzat për parregullsi të gjera dhe shtypjes së lëvizjes s...

16:10

OKB: Bota drejt katastrofës klimatike

Përpara konferencës së klimës në Glasgou, që do të zhvillohet në nëntor, bota është drejt një rruge katastrofike për sa i përket ngrohjes globale, shprehet sekr...

13:10

Si do të përfundojë pandemia e Covid-19?

Pas mbi 18 muajsh të pandemisë aktuale, me distancimin social, mbajtjen e maskave, dhe mbylljet e ekonomive, ajo që duam të dimë të gjithë më shumë se sa çdo gj...

12:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI