Flash

SHBA e pranon: Droni ynë vrau 10 civilë të pafajshëm në Kabul

Lapsi.al 17 September 2021
SHBA e pranon: Droni ynë vrau 10 civilë të pafajshëm në

Pentagoni pranoi se sulmi me dron në Kabul pak para tërheqjes së trupave amerikane goditi një makinë të gabuar dhe vrau 10 civilë të pafajshëm. Gjenerali Kenneth McKenzie, i Komandës Qendrore të SHBA foli për një "gabim tragjik" dhe duke ofruar ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave. 7 nga 10 të vdekurit ishin fëmijë.

Pavarësisht dyshimeve që u shfaqën në mediat amerikane dhe ankesave të familjeve të viktimave, deri më tani Pentagoni kishte mbrojtur “goditjen” e 29 gushtit duke deklaruar se ishte parandaluar një sulm vetëvrasës të drejtuar për në aeroportin e Kabulit.

“Është e pamundur që automjeti i goditur dhe njerëzit në bord të ishin të lidhur me Isis-K ose një kërcënim të drejtpërdrejtë për forcat amerikane. Shoferi ishte një punonjës i një organizate humanitare amerikane.

Ky sulm u nis me besimin e fortë se do të pengonte një kërcënim të afërt për forcat tona dhe evakuuesit në aeroport, por ishte një gabim dhe unë kërkoj falje të sinqerta" - tha McKenzie. Sipas CNN, gjenerali prandaj mori "përgjegjësinë e plotë për incidentin". Javët e fundit, Pentagoni kishte raportuar vdekjen e të paktën një ndërmjetësi të ISIS-K dhe 3 civilëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI