Flash

SHBA vijon evakuimet nga Afganistani edhe pas 31 gushtit, largohen dhjetëra shtetas amerikanë

Lapsi.al 16 September 2021
SHBA vijon evakuimet nga Afganistani edhe pas 31 gushtit, largohen dhjetëra

Pas 31 gushtit, Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar largimin nga Afganistani të të paktën 36 qytetarëve amerikanë dhe të paktën 24 personave me lejeqëndrimi të përhershme në SHBA përmes fluturimeve çarter dhe rrugëve tokësore, tha të mërkurën Departamenti i Shtetit.

Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre nga Afganistani në fund të gushtit, duke i dhënë fund pushtimit dy dekadësh të vendit.

Rreth 124,000 njerëz u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes njërit prej proceseve më të mëdha të evakuimit ajror në histori, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Evakuimi përfundimtar i forcave të SHBA-së, atyre të vendeve aleate dhe civilëve afganë ka qenë kaotik.

Derisa po zhvillohej procesi i evakuimit, në fund të gushtit, ndodhi një sulm vetëvrasës nga militantët e Shtetit Islamik Khorasan jashtë aeroportit të Kabulit që la të vrarë rreth 170 afganë dhe 13 trupa amerikane.

SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001.

Gjithsej 2,461 pjesëtarë të shërbimit amerikan u vranë në Afganistan dhe më shumë se 20,000 u plagosën, në dy dekadat e fundit.

Uashingtoni ka shpenzuar më shumë se 1 trilion dollarë në këtë luftë.

Duke e arsyetuar tërheqjen presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ushtria amerikane ka “arritur” qëllimet e saj në këtë vend për të mposhtur Al-Kaidën dhe për të parandaluar më shumë sulme mbi Shtetet e Bashkuara./rel

Të këshilluara

Përmbytje të mëdha në Francë

Franca është prekur ditët e fundit nga shira të rrëmbyeshëm dhe era të forta, që kanë shkaktuar probleme në trafik. Disa rrugë të vendit janë “pushtuar” nga ...

14:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI