Flash

Në pritje të dekretimit, dy ministret e Ramës takohen...për t'i uruar suksese njëra-tjetrës (FOTO)

Lapsi.al 14 September 2021
Në pritje të dekretimit, dy ministret e Ramës takohen...për

Teksa janë në pritje të dekretimit nga presidenti Ilir Meta, ministrat e rinj të kabinetit “Rama 3” duket se s’kanë me çfarë mbushin kohën prandaj kanë nisur të takohen me njëri-tjetrin. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e bërë e njohur tashmë për gafat publike dhe adhurimin e madh ndaj Edi Ramës, është takuar me ministren për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali. Kjo e fundit ka postuar foton në rrjetet sociale, ndërsa Muzhazi e ka ripostuar me një koment të shkurtër.

Çfarë thonë? Thjesht i urojnë suksese njëra-tjetrës dhe shprehin bindje se ato do ia dalin në detyrat që iu ka dhënë Rama. Takimi mes tyre të kujton një tjetër takim qesharak në korrik të këtij viti, kur ambasadorja jonë në Athinë priti konsullin shqiptar të Janinës dhe ranë dakord për “forcimin e bashkëpunimit mes Ambasadës dhe Konsullatës”.

Çka duket ashiqare, jo vetëm në këtë rast, por në përgjithësi, është se niveli i përfaqësimit në Qeveri, Parlament apo institucione të tjera, është ulur në një farë feje që të bën të qeshësh e të qash njëkohësisht. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI