Flash

Lubonja: Pse nuk ja vlen ta shohësh më parlamentin

Lapsi.al 13 September 2021
Lubonja: Pse nuk ja vlen ta shohësh më parlamentin

Analisti Fatos Lubonja thotë se nuk ja vlen ta ndjekësh më këtë Parlament, pasi sipas tij, klasa politike shqiptare ka qenë dhe është si teatër.

“Nuk ja vlen ta ndjekësh parlamentin. Është e qartë situata. Problemi kryesor që ka qenë me klasën tonë politike ka qenë pikërisht fakti se ka qenë si teatër, ku në katin e tretë të ndërtesës është pushteti në Shqipëri, që është kati ku deri dje ka pasur rotacion, në katin më poshtë është media, ndërsa në fund është krimi i organizuar. Bëhet sikur bëhet politikë, sikur ndërrohen zyrat, deri dje, por ata poshtë i komandonin të gjithë këta dhe nuk kishte përfaqësi për pjesën që është jashtë këtyre.

Lulzim Basha tani bën të fortin. E bëri atë për t’i thënë publikut se nuk ka bërë kompromis me Edi Ramën, por do të qëndrojë, siç ka qëndruar Sali Berisha. Ky është teatri. Unë mendoj që duhet të futemi më thellë te sistemi. Kemi shumë kohë që merremi me individë, Edi Rama, Sali Berisha, por kur vjen puna për këtë sistemin, që janë kukullat në skenë, dhe këto janë kukullat, ndërsa oligarkët janë pas tyre. Detyra jonë është që të shohim poshtë”, - tha Lubonja në News24.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI