Flash

Del shkresa e PD-së drejtuar Kuvendit, Berisha nuk figuron në grupin parlamentar

Lapsi.al 13 September 2021
Del shkresa e PD-së drejtuar Kuvendit, Berisha nuk figuron në grupin

Ndryshe nga sa deklaroi Sali Berisha, Partia Demokratike thotë se ai nuk është anëtar i grupit parlamentar të PD. Sipas News24, në shkresën që PD i ka dërguar Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha nuk rezulton që të jetë pjesë e grupit.

Ndërkohë më herët, ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar formularin e vetëdeklarimit në Kuvend, ku thotë se është anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kujtojmë ë Sali Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së pas vendimit të marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para nisjes se seances plenare.

Në reagimet e tij të vazhdueshme Berisha e konsideron vendimin e Bashës nul dhe ndër të tjera gjatë një interviste televizive tha se do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së “sa herë që t’i teket”.

Gjatë seancës së sotme Berisha iu bashkua vendimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë të PD për t’u larguar nga salla e Kuvendit, duke mos votuar përbërjen e komisioneve parlamentare./ News 24

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI