Flash

Balla: Opozita gjen arsye të paqëna për debat dhe për t'u larguar nga seanca

Lapsi.al 13 September 2021
Balla: Opozita gjen arsye të paqëna për debat dhe për

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për mediat pas debateve me kreun e PD-së Lulzim Basha në Kuvend, pak pasi opozita braktisi seancën. Balla u shpreh i keqardhur që opozita sipas tij gjen arsye të paqena për debat që në seancën e parë, kur një gjë e tillë është në kundërshtim me rregulloren.

“Unë nuk e fsheh keqardhjen lidhur me mungesën e arsyes për t’u larguar nga një seancë që siç përcaktohet në rregullore është seance dakordësie e plotë. Fryma e neneve 21/21 përcakton qartë që në këtë seancë nuk mund të kemi debat me njëri-tjetrin. Ndiqet parimi që ka një deputet në një komision. Ajo që unë propozova ishte për ti lënë më shumë kohë dhe hapësirë deputetëve të LSI, për të propozuar edhe ata anëtarët e komisioneve.

Shpresoj dhe besoj që edhe kjo ngjarje e sotme të mos përsëritet më në seancat pasardhëse. Koha për debate dhe sherrnajë ka përfunduar. Kemi një mandat të rëndësishëm për të çuar përpara. Nuk mund të gjejmë arsye të paqena për debat apo për tu larguar nga seanca plenare. Dëshira jonë ishte që komisionet të fillonin menjëherë punë. U informuam që do kemi edhe dy grupe të tjera parlamentare, dhe i bie që edhe në Konferencën e Kryetarëve të jemi barazim. Edhe pas një gjuhe të papranueshme nga opozita, do përpiqemi të gjejmë rrugë të dialogut dhe komunikimit”, tha Balla.

Të këshilluara

Berisha e Basha mbërrijnë në Kuvend

Sali Berisha nuk ka munguar as në këtë seancë të Kuvendit, si për t'i rikonfirmuar edhe njeherë Lulzim Bashës se nuk do ta lerë të qetë, qoftë dhe me prezencën ...

17:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI