Flash

Basha i hakërrehet Lindita Nikollës "Të të vijë turp, merr urdhra nga ai që duhej të ishte në burg"

Lapsi.al 13 September 2021
Basha i hakërrehet Lindita Nikollës "Të të vijë

Lulzim Basha është shfaqur nervoz në seancën e sotme në parlament. Me Berishën e ulur disa vende pas tij dhe me shumicën e Ramës në krahun e djathtë, në anën tjetër të sallës së parlamentit, Basha ia ka nxjerrë të gjithë inatin Lindita Nikollës, kryetares së re të parlamentit.

Kjo e fundit ra menjëherë dakort të ndryshonte rendin e ditës me propozimin e Taulant Ballës që kërkoi kohë për t'u koordinuar me PD për emrat e deputetëve në komisionet parlamentare. Në momentin që Nikolla u shpreh pro propozimit të Ballës, kreu i PD-së u çua në këmbë duke i bërtitur "Si nuk të vjen turp? Ke rënë dakort për rendin e ditës dhe e ndryshon, se të tha ai (Taulant Balla). Merr urdhra nga një njeri që duhej të ishte në burg tani".

Pas kësaj, kreu i PD-së Basha është ngritur në këmbë dhe ka braktisur sallën e parlamentit.

Nga ana e Partisë Socialiste nuk i janë përgjigjur. Por siç tha Taulant Balla, tani PD duhet të koordinohet me PS për emrat e deputetëve në Komisionet Parlamentare.

Të këshilluara

Berisha e Basha mbërrijnë në Kuvend

Sali Berisha nuk ka munguar as në këtë seancë të Kuvendit, si për t'i rikonfirmuar edhe njeherë Lulzim Bashës se nuk do ta lerë të qetë, qoftë dhe me prezencën ...

17:06

Zjarr i madh në Fushë-Krujë

Një zjarr ka rënë në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Flakët kanë djegur 20 dynym shkurre, pisha e dushqe. Deri më tani zjarri nuk rrezikon banesa, por flakët ...

16:17

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI