Flash

Kapshticë, bllokohen mbi 12 mijë euro të padeklaruara në kufi

Lapsi.al 13 September 2021
Kapshticë, bllokohen mbi 12 mijë euro të padeklaruara në

12.445 euro të padeklaruara janë bllokuar nga policia kufitare e Kapshicës. Këto para i janë gjetur 52-vjeçarit S. K., lindur në Greqi, banues në Gjermani. Gjatë kontrollit të ushtruar, 52-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë sediljes së pasagjerit 12.445 euro, të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë – Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro.

Procedohet penalisht një shtetas.

Sekuestrohen 12.445 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një mjet tip furgon me drejtues shtetasin grek S. K., 52 vjeç, lindur në Greqi, banues në Gjermani.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 52-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë sediljes së pasagjerit 12.445 euro, të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI