Flash

Shtyrja e zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Partitë nuk bien dakord në zyrën e Vjosa Osmanit

Lapsi.al 13 September 2021
Shtyrja e zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Partitë nuk bien dakord

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani konfirmoi se 17 tetori do të mbetet data e zgjedhjeve lokale në këtë vend. Ajo ka folur pas takimit me krerët e partive politike për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë. Osmani tha se krerët e partive nuk u pajtuan për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Ajo tha se do të respektojë qëndrimin e krerëve të partive, por shtoi se kjo nuk do të thotë që pajtohet me këtë qëndrim.

“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi t’i kem konsultuar këto subjekte. Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike nuk u pajtuan me shtyrjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë”, -  tha Osmani.

“Para disa ditësh i kam shkruar Institutit dhe janë përgjigjur se në bazë të analizave mbajtja e zgjedhje paraqet rrezik për rritjen e rasteve me Covid-19, prandaj është rekomanduar që të bëhet shtyrja e procesit zgjedhor deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës. Një vlerësim është kërkuar edhe për hapjen e shkollave dhe kemi marrë përgjigje edhe për atë çështje”, - shtoi Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI