Flash

Berisha: E sfidoj Bashën në përballje në bazë, nuk e përjashtoj veten nga drejtimi i PD

Lapsi.al 13 September 2021
Berisha: E sfidoj Bashën në përballje në bazë, nuk e

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Syri TV se do të nisë lëvizjen e tij në PD. Berisha theksoi se takimi i tij me bazën e Partisë Demokratike do jetë të enjten në Tiranë dhe më pas në mbarë Shqipërinë.

“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i parë me anëtarësinë e PD do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.

Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër.

PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, - deklaroi Berisha.

“E ftoj Bashën të vijë në takimet me anëtarësinë që unë do të organizoj. Le të vijë të përballet. Unë kam si qëllim të fuqizoj partinë. Le të vijë dhe të thotë gjërat e tij.

Basha po vepron për interesin e tij. Deklaratën kundër meje e bëri për interesin e tij. Kur Palmer i kërkoi të anulonte vendimin për djegien e mandateve ai e mbajti presionin.

Nuk e përjashtoj veten nga drejtimi i PD. Këtë e zgjedhin anëtarët e PD. Partia është ditën e saj më të keqe. Ka 74 mijë vota më pak se në 2013 dhe kjo është një kambanë alarmuese.

Do marrë kohën e vet. Do të shkohet në të gjithë vendin dhe po e presin në të gjithë vendin. Synimi është që të realizohet një referendum i anëtarëve të PD si shkalla më e gjerë e partisë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI