Flash

Për herë të parë/ Berisha: E vërteta pse Rama më mundi në 2013-ën

Lapsi.al 13 September 2021
Për herë të parë/ Berisha: E vërteta pse Rama më

A e mund dot Edi Ramën nese vjen në krye të PD? Kësaj pyetje Sali Berisha iu përgjigj me optimizmin që tregon gjithmonë kur flet për garat me kundërshtarët e tij. Por në intervistën që dha në Syri Tv, Berisha pranoi për herë të parë disa nga shkaqet që humbi zgjedhjet në 2013-ën.

“Unë kam fituar disa zgjedhje me Ramën. Ai përpiqej me fushata negative pasi kishte marrë një nga këshilltarët më të fortë të fushatave negative. Dhe në 2005-ën edhe pse përballë ishte Nano ai frymëzonte spotet me 97-ën.

Në zgjedhjet e 2013-ës ai bëri një ndryshim. Aty ndikuan më së shumti 2 faktorë i pari lidhej me premtimet dhe i dyti me moshën.

Përsa i përket faktorit moshë, ka pasur një ndikim të vogël, por disa nga premtimet e tij, pasi ai bëri 63 të tilla, filluan të ngjisnin.

Shëndetësia falas, ngjiti. Ulja për ushqimet, zhdukja e listave. Faktori moshë ka pasur rolin e vet, por faktori premtim ishte më kryesori. Tani ia kanë pirë lëngun dhe nuk premton dot më asgjë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI