Flash

Mark Marku: Berisha duhet të kishte lënë politikën në 2013-ën

Lapsi.al 6 September 2021
Mark Marku: Berisha duhet të kishte lënë politikën në

Mark Marku foli gjatë një interviste në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e DASH për të shpallur non grata ish-Kryeministrin Berisha. Ndërsa u shpreh se lufta ndaj korrupsionit duhet të nisë nga eksponentë që janë në qeveri dhe jo në opozitë, Marku u shpreh gjithashtu se në këndvështrimin e tij Sali Berisha duhej të ishte larguar nga politika dhe ta kishte ndërprerë karrierën që në vitin 2013.

“Sali Berisha në 2013 duhej të ishte larguar. Nuk duhej të kishte qëndruar. Po them sikur të isha unë. Cikli normal i politikave në demokraci është 8 – 8, pra 8 vite në opozitë dhe 8 vite në qeveri. Edhe të ikin. Berisha ka qenë në opozitë, ka ardhur në pushtet e ka dyfish këtë aktivitet politik, ka kaluar prapë në opozitë, ka kaluar prapë në pushtet.

Dha dorëheqjen! Meritë e madhe që bëri zgjedhje, nuk i prishi zgjedhjet, iku vetë. Duhej ta kishte ndërprerë karrierën. Duke mos e ndërprerë ka krijuar një lloj mbivendosje të roleve. Një lider historik që ka peshën në parti dhe duke qenë aty elektrizon dhe një lider tjetër, po themi formal. Kjo mbivendosje e lidershipit është një nga arsyet pse PD nuk ka ardhur në pushtet”, - tha Marku.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha në këtë situatë, Marku tha: “Unë kam propozuar një formulë që Berisha ngrin marrëdhëniet me PD, nuk i jep kosto PD, vazhdon betejën e vet dhe në momentin që zgjidhet çështja merr një drejtim tjetër. Por Basha e ka shumë vështirë sepse si lider të PD e ka promovuar Sali Berisha. E ka vendim shumë të vështirë nga pikëpamja morale, etike” - tha Marku. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Berat, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat - Skrapar në fshatin Hoxhaj, pasditen e sotme (6 shtator) ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Mjeti tip "...

19:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI