Flash

Berisha: Nëse do isha kryetar partie nuk do hyja në zgjedhjet e 25 prillit

Lapsi.al 6 September 2021
Berisha: Nëse do isha kryetar partie nuk do hyja në zgjedhjet e 25

Ish-kryeministri Sali Berisha e thotë se nëse do ishte në krye të opozitës nuk do hynte në zgjedhjet e 25 prillit.

“Në këto zgjedhje pati diçka të papranueshme që ishte marrja e të dhënave personale me patronazhistët. Unë nuk kam qenë asnjëherë për bojkot zgjedhjesh, por në këto zgjedhje unë nuk do të kisha hyrë.

Basha mori pjesë dhe nuk beri gabim. Në atë kohë ishim jashtë sistemit pas djegies së mandateve. Dhe duhej të rikthehej. E thashë këtë për të kuptuar se sa të rëndë e konsideroj unë skandalin e patronazhistëve,”- tha Berisha në Euronews Albania duke komentuar edhe zhvillimet brenda opozitës.

“Opozita është në ditën më kritike të ekzistencës së saj që nga themelimi, lidhur me PD. Unë e kam shprehur kundërshtinë time për hapjen e fushatës elektorale në parti. Unë gjykoja kritike angazhimin në evidentimin e masakrës zgjedhore dhe pastaj analizën sepse unë nuk them që PD nuk kishte mangësitë e saj në lidhje me rezultatin.

Ajo që ra në sy ishte që kryetari dhe kundërshtarët e tij ranë dakord të hynin në fushatë. Për mua ishte shumë gabim, por nuk kisha si të dilja kundër. Zgjedhje me aklamacion nuk ka bërë ndonjëherë PD, por nuk është se nuk ekzistojnë. Ka edhe në parti të qendrës së djathtë. Unë kam pasur një formë tjetër.

Pse them se opozita është në momentin më kritik? Opozita merret këtë vit me humbjen e tretë në zgjedhje që është hera e parë në historinë e pluralizmit. Ka 60 mijë vota më pak. Nëse opozita nuk gjen forma të reja aktivitetesh, në zgjedhjet e radhës Rama do të dyfishojë masakrën zgjedhore” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Berat, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat - Skrapar në fshatin Hoxhaj, pasditen e sotme (6 shtator) ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Mjeti tip "...

19:25

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 18:04, në Nisyros të Greqisë. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Athinës , thel...

19:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI