Flash

Mustafaj: Si Basha mund të zgjidhë çështjen e Berishës

Lapsi.al 6 September 2021
Mustafaj: Si Basha mund të zgjidhë çështjen e

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj propozon që vendimin për fatin e Sali Berishës ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së, pa debat dhe votim të fshehtë.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat.

Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së. Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfillur, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” - tha Mustafaj në “ABC”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Berat, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat - Skrapar në fshatin Hoxhaj, pasditen e sotme (6 shtator) ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Mjeti tip "...

19:25

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 18:04, në Nisyros të Greqisë. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Athinës , thel...

19:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI