Ditën e sotme disa vatra zjarri janë ndezur në fshatin Sherishtë të Vlorës.
Nga flakët rrezikohen stane dhe banesa aty pranë, ndërkohë që dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.
Deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga autoritetet për fikjen e flakëve, ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora me vonesë për shkak të largësisë.
Vetë banorët po tentojnë shuarjen e flakëve duke mos i lejuar të përhapen më tej, ndërkaq po digjen disa rrënjë ullinj.
[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/nhT2621RCQvTLA5Q8PHD_02_6ad1b31d953cea1afdd9f85b74109b0f_video_360p_converted.mp4"][/video]