Flash

853 raste të reja me Covid në Shqipëri, 4 jetë të humbura

Lapsi.al 2 September 2021
853 raste të reja me Covid në Shqipëri, 4 jetë të

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5637 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 853 qytetarë, në këto bashki: 231 raste në Tiranë, 99 raste në Shkodër, 55 raste në Lezhë, 47 raste në Durrës, 36 raste në Kavajë, 29 raste në Sarandë, Berat, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Vlorë, 25 raste në Vau i Dejës, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Krujë, Pogradec, 16 raste në Kukës, 12 raste Malësi e Madhe, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Divjak, 7 raste në Shijak, Fier, Korccë, Kuccovë, Peqin, 6 raste në Cërrik, Librazhd, 5 raste në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dimal, Gramsh, 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Tepelenë, Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Delvinë, Konispol, Policcan, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Rroskovec, Patos, Himarë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar.

Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: Një qytetar 65 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 67 vjeç nga Konispoli dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,802 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 853

Të shëruar në 24 orë 526

Të shtruar në spitale 103

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 5,637

Testime totale 1,059,241

Raste pozitive 148,222

Raste të shëruara 134,802

Raste Aktive 10,915

Humbje jete 2,505

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4007

Shkodër 1906

Vlorë 883

Durrës 848

Fier 750

Lezhë 648

Elbasan 569

Berat 417

Gjirokastër 3276

Korçë 249

Kukës 196

Dibër 164

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI