Mad Clip, reperi i njohur me origjinë greke ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Athinë. Makina “Porsche” që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.
Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos. Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.
Mad Clip po kthehej në shtëpi nga dasma e mikut të tij, Giorgos Benioudakis, por pas largimit ai u aksidentua për vdekje. Mediat greke kanë zbuluar se në këtë event Mad Clip ka kënduar bashkë me këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.
Para tre muajsh reperi grek bashkoi forcat me këngëtaren shqiptare dhe publikuan këngën me titullin “Mundet”.