Flash

Rama e lë sërish pa post, Taulant Balla zbulon ç'do e bënte ti ngelte hatri me shefin

Lapsi.al 2 September 2021
Rama e lë sërish pa post, Taulant Balla zbulon ç'do e

Ndërkohë që Rama nuk i dha asnjë post në qeveri apo parti, Taulant Balla foli pas shpalljes së qeverisë së re dhe ndryshimeve në postet drejtuese të PS.

Balla thotë se nuk sheh asnjë shmangie të asaj që ka dëshirë të bëjë.

Për Ballën, fakti i të qenit kryetar i grupit parlamentar të mazhorancës në mandatin e tretë është përgjegjësia e dytë më e rëndësishme pas Ramës për administrimin e besimit të qytetarëve.

Nëse ka ndonjë hatërmbetje me Ramën? Balla përgjigjet se do ët mërzitet me kryeministrin vetëm nëse nuk i kthen borxhin që PS i ka Elbasanit për mandatin e tretë, me vëmendje dhe investime.

“Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë të mos jesh në pozicion të rëndësishëm, të drejtosh qarkun e dytë ku buron pushteti i socialistëve.

Meqenëse jam depute t i qarkut të Elbasanit ku gjej rastin të falenderoj ata 90 mijë votues që si asnjëherë më parë dhe në mënyrë historike, PS ka pasur afro 70 mijë vota në Elbasan, kësaj radhe rritëm më të madhe në vend. Dua ti falenderoj një për një, çdo votues e votuese, edhe ata që nuk na votuan por që mendoj se koha do të tregojë se vota për PS është për të mirën dhe të ardhmen europiane, anëtarësinë e PS në Elbasan, patronazhistët të cilët bënë punë të shkëlqyer sepse ne kemi arritur dhe ditur të ngremë një strukturë e makineri elektorale shumë efikase, arritje historike për fitoren e mandatit të tretë.

Dhe unë nuk e fsheh, duke qenë se kam pasur prirjen të shoh organizimin e partive të tjera në europë, PS e Shqipërisë është shumë mirë e organizuar, e mira s’ka fund. Sa më shumë përmirësim.

Kryetari i shumicës parlamentare në një Parlament që do të ketë shumë përgjegjësi, është përgjegjësia e dytë pas kryeministrit për administrimin e besimit nga qytetarët.

Unë do të vazhdoj të jem në krye të grupit parlamentar të PS, janë grup deputetës e deputetesh shumë të mirë, që duhet të luajnë rol aktiv në përmbushjen e besimit në cilësinë e legjilacionit. Nuk shoh në këtë vendim asnjë shmangie nga ajo që kam dëshirë të bëj, t’ju them të drejtën që jam i vetmi deputet që kandidoj gjithmonë në të njëjtën zonë. Ajo çfarë duhe të ndryshojmë rrënjësisht është që çdo qytetar duhet të dijë për kë ka votuar.

Prej ditës së parë kur jam zgjedhur deputet, kam thënë se do të vazhdoj të jem zëri i atyre që kanë votuar, do ta bëj në mënyrën më të mirë. Besoj se dhe ju që merreni me të dhëna, rezultatet kanë qenë në rritje.

E para është që unë ju thashë, jam deputet i Elbasanit, drejtues politik i Fierit. Fieri është qark që ka 16 mandate, ku PS ka marrë 9. Duhet një punë shumë e rëndësishme për të ruajtur do të thoja unë performancën q ëish-drejtuesi Gramoz Ruçi ka pasur për 3 mandate me radhë, mos ngatërroni detyrat që burojnë nga fakti i të qenit deputet. Qoftë marrëdhënien prej shtetari, qoftë marrëdhënien që do të kesh me organizimin dhe strukturën. Në këtë këndvështrim të jesh drejtues politik i Fierit, secili prej nesh në karrierë është hap në forcimin e vet si pëfaqësues i rëndësishëm. Nuk është çështje kungujsh, por përgjegjësish.

Vështirë ta besoj dikush se nuk jam mërzitur me Ramën? Do të mërzitem me Ramën nëse qarku i Elbasanit nuk do të marrë investimet e nevojshme dhe të domosdoshme për të kthyer borxhin që i ka PS për mandatin e tretë. Të mos harrojmë se PS ka rezultatin më të mirë në Elbasan, detyrimin më të madh ëp Elbasanin. Jam në kuvend që çdo rrugë, çdo kanalizim, çdo shkollë e çerdhe apo investime të tjera publike, Elbasani të ketë vëmendjen e parë nga qeveria. Unë jam bërë deputet i PS që 27 vjeç. Ka qenë viti 2005 dhe për çudi edhe atëherë kam qenë deputeti më i votuar i PS. Ne gjithmonë kemi rifreskuar dhe unë lidhur me qeverinë nuk kam asnjë koment, përveçse mbështetje maksimale. Do ja kërkoj këtë çdo deputeti të PS. Të gjithë ministrat meritojnë respektin, por edhe mbështetjen. Unë do të mirëpres menjëherë, sapo të fillojmë, edhe mbledhjet mes Komisioneve Parlamentare dhe ministrave, ku çdo ministër do ketë mundësi të prezantojë para deputetëve në komisione edhe detyrat. Gjatë rrugës mund të ketë edhe ndryshime, përmirësime, por e rëndësishme është që PS do të fitojë zgjedhjet e vitit 2023 dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.‘’- tha Balla.

Të këshilluara

Uragani Ida godet New York-un

Në New York është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi qyteti u godit nga reshje të dendura shiu që sollën përmbytje si pasojë e e stuhisë tropikale Ida. ...

08:26

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI