Flash

Patozi: Po ia mbërrijmë me shpejtësi asaj dite

Lapsi.al 2 September 2021
Patozi: Po ia mbërrijmë me shpejtësi asaj dite

Nga Astrit Patozi

Pak muaj pasi kishim humbur zgjedhjet e vitit 2013 paraqita në parlament nevojën jetike për çbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, të cilat, sipas meje, ishin përgjegjëse për degradimin e frikshëm të politikës dhe përqëndrimin e të gjithë pushtetit në pak duar.

Çudia ishte se sekëlldi më të madhe fjalët e mia shkaktuan në rreshtat e opozitës, ku në bashin e vendit spikaste bashkautori i dhe bashkarkitekti i tyre Sali Berisha. Të cilit me siguri i dhimbsej krijesa e vet, edhe pse nga fjala nuk është se vjen gjë e keqe.

Nuk e di si është ndjerë ai, kur gati 8 vjet më vonë, si të ishte zgjuar nga një letargji polare, mbi ndryshimet kushtetuese të Rama-Berishës u vërsul edhe Lulzim Basha. Por kjo ndoshta nuk ka ndonjë rëndësi të madhe tani, kur në skenë kanë dalë halle më të mëdha.

Mbaj mend që mes të tjerash kam thënë atë ditë se kështu siç po katandiset përfaqësimi politik në Shqipëri, për shkak të kryetarokracisë, parlamenti nuk do të ketë më asnjë vlerë. Madje, për të kursyer shpenzimet dhe energjitë e shpenzuara kot, do të ishte më mirë që në Kuvendin e Shqipërisë të kishte vetëm 2 deputetë dhe ata të ishin kryeministri dhe udhëheqësi i opozitës.

Por ajo që atëherë tingëllonte si satirë therëse, sot nuk ngjan më të jetë e tillë, pasi, me sa duket, po ia mbërrijmë me shpejtësi asaj dite.

Ka pasur kaq shumë lajme për heqje dorë nga mandati këto kohë, saqë po krijohet idea sikur të bëhesh deputet në këtë vend është turp. Dhe nuk mbaron këtu. Jo thjesht se gojët e liga thonë se ky është një proces i gjatë, që do të vijojë pa u ndalur edhe me të tjerë.

Mjafton të shikosh trupat politike të dy partive kryesore, të cilat sot janë diçka mes dekorit memec dhe një skuadre shërbyesish, që duhen vetëm për të freskuar liderin. Dhe e gjitha në një sintoni të plotë, në të dyja krahët, që e bën edhe më të rëndë gjendjen, duke e përforcuar bindjen se janë dy gjysmat e të njëjtës mollë të kalbur.

Nuk po dua t’i besoj perceptimit kaq shumë të përhapur se e gjitha është frut i një marrëveshje të pistë për të ruajtur statuskuonë. Më mjafton idea e parimit të enëve komunikuese.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI