Flash

Del sondazhi/ Cilët janë ministrat që Rama duhet të mbajë në qeveri

Lapsi.al 1 September 2021
Del sondazhi/ Cilët janë ministrat që Rama duhet të

Ogerta Manastirliu është ministrja që shqiptarët preferojnë ta shohin sërish në kabinetin qeveritar në mandatin e ri.

10% e tyre në sondazhin e Euronews Albania e kanë zgjedhur si ministren që duhet të vazhdojë detyrën.

Gjetjet e sondazhit u publikuan në një edicion special një ditë para zyrtarizimit të kabinetit qeveritar “Rama 3”, nga “Barometri”, emisioni i dedikuar sondazheve të opinionit publik në Euronews Albania.

6.5% e qytetarëve gjithashtu preferojnë të shohin ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në kabinetin e ardhshëm të qeverisë ‘Rama’, përkundrejt 0.4% të atyre që u shprehën negativisht.

Renditja pasohet nga ministrja e Arsimit Evis Kushi (6.2% pro), ministrja e Jashtme Olta Xhaçka (6.1% pro) dhe ministri i Diasporës Pandeli Majko (6% pro).

Qytetarët duket se nuk kanë një ministër të parapëlqyer në skuadrën prej 16 personash të kabinetit të kryeministrit socialist, duke qenë se shifrat tregojnë përafërsi në renditje për shumë prej ministrave.

Sondazhi pyeti 1000 persona në intervista ballë për ballë në zona urbane dhe rurale gjatë muajit gusht.

Të pyetur se cilët ministra nuk dëshirojnë t’i shohin pjesë të qeverisë në 4 vitet e ardhshme qytetarët u përgjigjën në këtë mënyrë:

4.6% kundër – Blendi Klosi – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit

3.1% kundër – Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

2.5% kundër – Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm, Erion Braçe – Zv. Kryeministër, Pandeli Majko – Ministër i Diasporës

2.4% kundër – Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes.

Pas suksesit në parashikimin e saktë të rezultatit zgjedhor, “Barometri”, rikthehet më 9 shtator për të shërbyer çdo javë si një matës i besuar i pulsit të shqiptarëve. Rezultatet e plota të sondazhit do të publikohen të enjten e 9 shtatorit. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI