Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Talebanën sulmojnë e rrahin gazetarin dhe kameramanin afgan

Lapsi.al 26 August 2021
Talebanën sulmojnë e rrahin gazetarin dhe kameramanin afgan

Kanali i lajmeve afgane “Tolo News” denoncon se gazetari dhe kameramani i tyre u rrahën nga talebanët ndërsa mbulonin një histori për rritjen e njerëzve të papunë në Kabul.

Ziar Yaad dhe Baes Majidi po filmonin njerëz të papunë në zonën Shahr-e-New të kryeqytetit kur talebanët i rrahën ata “për arsye të paqarta” tha Tolo.

“Ne i treguam simbolet tona të reporterëve, por ata erdhën dhe na goditën me shuplaka dhe me armët e tyre” tha Ziar Yaad. “Ata morën celularin tim dhe pajisjet tona të punës me vete“.

Disa gazetarë janë rrahur që kur talebanët morën kontrollin e vendit në fillim të këtij muaji, raporton “Tolo News”.

Kanali citon Ahmadullah Wasiq, nënkryetar i komisionit kulturor të talebanëve, të ketë thënë se ata e morën seriozisht incidentin me Yaad dhe Majidi dhe do të hetonin.

“Jo vetëm kjo, por ne gjithashtu do të hetojmë dhe zgjidhim çdo çështje” citohet të ketë thënë ai, shkruan “BBC”.

https://twitter.com/TOLOnews/status/1430786755666513920

Të këshilluara

Rekord rastesh me COVID-19 në Izrael

Izraeli regjistroi mbi 10,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë qysh në mes të janarit. Ministria e Shëndetësisë raportoi të mërkurën vonë se 10...

11:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI