Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Pekini: Fajësimi i Kinës për koronavirusin nuk e pastron SHBA-në

Lapsi.al 26 August 2021
Pekini: Fajësimi i Kinës për koronavirusin nuk e pastron

Kina akuzoi Shtetet e Bashkuara për politizimin e përpjekjeve për të gjetur origjinën e koronavirusit. “Fajësimi i Kinës nuk e pastron SHBA-në”, tha Fu Cong, drejtor i përgjithshëm i departamentit të kontrollit të armëve në Ministrinë e Jashtme kineze. Inteligjenca amerikane pritet të nxjerrë brenda ditësh një raport mbi origjinën e koronavirusit, i cili është identifikuar për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Raporti i inteligjencës është urdhëruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, në muajin maj. Një nga teoritë për origjinën e koronavirusit thotë se ai mund të ketë ketë dalë nga një aksident në një laborator të Kinës. Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Biden e ka pranuar një kopje të raportit këtë javë dhe se komuniteti i inteligjencës është duke përgatitur një version të paklasifikuar për publikun. Zyrtarët amerikanë, që u cituan në media, thanë se nuk presin që raporti të çojë në konstatime të prera.

Koronavirusi ka prekur mbi 213 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.4 milionë kanë humbur jetën. Vendi më i prekur në botë është SHBA-ja, me mbi 38 milionë të infektuar dhe mbi 632,000 viktima./ REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI