Flash

OBSH: Rreth 1.3 miliardë njerëz jetojnë me tension të lartë të gjakut

Lapsi.al 25 August 2021
OBSH: Rreth 1.3 miliardë njerëz jetojnë me tension të

Rreth 1.3 miliardë njerëz në botë jetojnë me tension të lartë të gjakut, sipas një studimi të publikuar më 25 gusht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegjit Imperial në Londër.

Hulumtimi ka ardhur në përfundim se 41 për qind e grave dhe 51 për qind e burrave me presion të lartë të gjakut nuk ishin në dijeni të gjendjes së tyre shëndetësore, pavarësisht faktit se sëmundja mund të trajtohet shumë lehtë me ilaçe që kanë kosto të ulët.

“Megjithë përparimet që janë bërë gjatë dekadave të fundit në mjekësi dhe farmakologji, menaxhimi i hipertensionit ka qenë i ngadaltë dhe shumica dërrmuese e njerëzve me hipertension mbeten të patrajtuar”, tha Majid Ezzati njëri nga autorët e studimit.

Studimi gjithashtu tregon se vendet e pasura e kanë vënë nën kontroll këtë sëmundje, mirëpo situata më e keqe është në vendet me të ardhura të ulëta.

Presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të veshkave.

Kanadaja dhe Peruja kishin përqindjen më të ulët të njerëzve me presion të lartë të gjakut në vitin 2019, me rreth një në katër njerëz që jetonin me këtë gjendje, tregoi studimi.

Tajvani, Koreja e Jugut, Japonia, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe kishin nivelet më të ulëta të hipertensionit tek gratë – më pak se 24 për qind – ndërsa Eritrea, Bangladeshi, Etiopia dhe Ishujt Solomon kishin normat më të ulëta te meshkujt – më pak se 25 për qind.

Në anën tjetër më shumë se gjysma e grave në Paraguaj dhe Tuvalu kishin hipertension, dhe më shumë se gjysma e burrave në Argjentinë, Paraguaj dhe Taxhikistan vuajnë nga sëmundja.

Autorët e hulumtimit thanë se rezultatet e tij tregojnë se ekziston një nevojë urgjente për të rritur shkallën e diagnostikimit dhe qasjen në trajtim.

Tensioni i lartë shkaktohet nga faktorë gjenetik, por ekzistojnë edhe faktorë rreziku që lidhen me stilin e jetës, duke përfshirë ushqimet jo të shëndetshme, pasivitetin fizik, pirjen e duhanit dhe alkoolit, diabetin e pakontrolluar dhe mbipeshën./VOA

 

Të këshilluara

Biden bën thirrje për vaksinim të detyruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kërkoi nga sektori privat dhe qeveritë lokale që t’i urdhërojnë punonjësit e tyre që të vaksinohen kundër koronav...

12:06

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI