Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Met Gala kritikohet nga fansat përshkak të listës së të ftuarve

Lapsi.al 26 August 2021
Met Gala kritikohet nga fansat përshkak të listës së të

Met Gala njihet si një nga eventet më të rëndëishsëm në botë që i dedikohet tërësisht modës dhe mirëpret yjet më të njohur nga industria e argëtimit dhe dizajnit. Ndërsa ngjarjet e modës janë reduktuar vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Met Gala pritet të bëjë një rikthim madhështor.

Mirëpo ky event kaq i rëndësishëm këtë vit ka marrë kritika të shumta nga fansat për listën etë ftuarve. Mes shumë të ftuarve përfshihen edhe ata që njihen si “influencers”, influecuesit e rrjeteve sociale.

Për New York Post, një agjent i famshëm tha se nuk është i kënaqur me pjesëmarrësit e këtij viti. Ndërsa një publicist tjetër u shpreh:

“Personalisht, mendoj se Met Gala nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm. Është shndërruar nga një event super prestigjioz në një vend plot me influencues”.

Gjithashtu është mësuar se kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour ka zvogëluar listën e të ftuarve nga 600 në 450 për shkak të pandemisë së COVID. Është raportuar se në event do të marrë pjesë edhe Addison Rae, një yll 20-vjeçar i TikTok me më shumë se 82 milionë ndjekës, si dhe YouTuber, Emma Chamberlain, e cila ka më shumë se 10 milionë abonues të platformë. Pikërisht ky fakt nuk ju ka pëlqyer aspak fansave të eventit.

Përfaqësuesit e Vogue nuk kanë dhënë ende asnjë koment për ankesat. Burimet thonë se tashmë talentet e reja po marrin përparësi, prandaj edhesi të ftuar janë zgjedhur pikërisht ata.

Të këshilluara

PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar ditën e hënë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dije se ...

20:31

Rama: Shqipëria do të marrë 4 mijë afganë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për “CNN” në lidhje me pritjen e afganëve nga vendi jonë. Ai u shpreh se Shqipëria do të marrë 4 mijë...

20:08

Përplasje me armë në Prishtinë

Dy persona dyshohet se janë përplasur me armë zjarri rreth orës 18:00 në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për raj...

19:57

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI