Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

SHÇBA prangos policin e krimeve ne komisariatin 6: Merrte ryshfet

Lapsi.al 25 August 2021
SHÇBA prangos policin e krimeve ne komisariatin 6: Merrte ryshfet

Levdat Veselaj, 46 vjeç, agjent krimesh pranë Komisariatit të Policisë nr.6 në kryeqytet është arrestuar nga SHÇBA. Mësohet se drejtoria rajonale e SHÇBA në Tiranë, ka arrestuar agjentin, i cili dyshohet korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Në komunikimin zyrtar, SHÇBA bën me dije se Veselaj, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për një periudhë të gjatë kohe, ka marrë shuma monetare në këmbim të premtimit për mosveprim të strukturave policore, në fushën e ndërtimeve pa leje.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari.

Pak ditë më parë, dega e Tiranës arrestoi efektivin e RENEA-s, Rael Luli, i akuzuar si kreu i një grupi të shpërndarjes së drogës në disa zona në kryeqytet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar ditën e hënë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dije se ...

20:31

Rama: Shqipëria do të marrë 4 mijë afganë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për “CNN” në lidhje me pritjen e afganëve nga vendi jonë. Ai u shpreh se Shqipëria do të marrë 4 mijë...

20:08

Përplasje me armë në Prishtinë

Dy persona dyshohet se janë përplasur me armë zjarri rreth orës 18:00 në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për raj...

19:57

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI