Flash

Rrahu gruan, habit burri në Kosovë: 2-3 shuplaka i kam dhënë, jemi të martuar...

Lapsi.al 25 August 2021
Rrahu gruan, habit burri në Kosovë:  2-3 shuplaka i kam

Sadat Fejza është vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka dhunuar të shoqen.

Pasi fotografia dhe të dhënat e tij u bënë publike nga organet e rendit, Fejza ka thënë se e tëra ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me gruan e tij.

Për dhunën që dyshohet se e ka ushtruar ndaj gruas së tij, ai habiti teksa tha se nuk i ka bërë asgjë vetëm “dy-tri shuplaka”. Fejza deklaroi se nuk quhet dhunim nëse gruaja është e kurorëzuar.

“Kush e dhunon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania”, tha ai.

Ai tregoi se ky rast ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot “Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhunim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi ai.

Të këshilluara

Maqedonia e Veriut lehtëson masat anti-Covid

Maqedonia e Veriut ka vendosur të lehtësojë masat anri-Covid të vendosura disa kohë më parë. Me rregullat e reja të bëra publike nga zyrtare të qeverisë në a...

17:09

Lajmi i Fundit/ Erion Braçe jep dorëheqjen

Zv.Kryeministri Erion Braçe ka dhënë një mesazh të koduar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale. Ai shkruan se për çdo gjë ka një fund dhe thotë se ndihet i n...

17:04

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me madhësi 3.8 u shënua në jugperëndim të Gavdos në zonën detare pranë Kretës. Mediat bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte 48 kilometra në jug...

15:24

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI