Flash

E rëndë/ Covid i merr jetën 20-vjeçarit nga Korça

Lapsi.al 25 August 2021
E rëndë/ Covid i merr jetën 20-vjeçarit nga Korça

Tre qytetarë ndërruan jetë ditën e sotme nga koronavirusi në vend, mes tyre një 20-vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë thotë se 20-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Dy viktimat e tjera janë një 69 vjeçar nga Shkodra dhe një 81 vjeçar nga Vlora. Prej disa muajsh në Shqipëri nuk regjistroheshin tre humbje jete nga virusi brenda 24 orëve, ndërsa përpos rritjes së fortë të numrave të infektimeve, sot 844 duket se po rriten edhe numri i fataliteteve sa më shumë i afrohemi stinës së vjeshtës, ndërsa ministria e Shëndetësisë bën apel për vaksinim.

Raporti i plote i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7725 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 844 qytetarë, në këto bashki:

246 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz, 19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë, Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar,

Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 20 vjeç nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 204 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 844

Të shëruar në 24 orë 204

Të shtruar në spitale 91

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 7725

Testime totale 1,013,266

Raste pozitive 141,365

Raste të shëruara 131,812

Raste Aktive 7070

Humbje jete 2,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2687

Shkodër 1215

Vlorë 640

Fier 551

Durrës 477

Lezhë 367

Elbasan 332

Berat 269

Gjirokastër 198

Korçë 156

Kukës 102

Dibër 76

Të këshilluara

Maqedonia e Veriut lehtëson masat anti-Covid

Maqedonia e Veriut ka vendosur të lehtësojë masat anri-Covid të vendosura disa kohë më parë. Me rregullat e reja të bëra publike nga zyrtare të qeverisë në a...

17:09

Lajmi i Fundit/ Erion Braçe jep dorëheqjen

Zv.Kryeministri Erion Braçe ka dhënë një mesazh të koduar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale. Ai shkruan se për çdo gjë ka një fund dhe thotë se ndihet i n...

17:04

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me madhësi 3.8 u shënua në jugperëndim të Gavdos në zonën detare pranë Kretës. Mediat bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte 48 kilometra në jug...

15:24

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI