Flash

SHBA për afganët në Shqipëri: Është siguria në mes, nuk japim dot informacione!

Lapsi.al 25 August 2021
SHBA për afganët në Shqipëri: Është siguria

Ndonëse përgatitjet për mbërritjen e refugjatëve afganëve kanë nisur prej ditësh, asnjë prej tyre nuk ka shkelur deri tani në Shqipëri.Departamenti Amerikan i Shtetit në një përgjigje për Deutche Welle tha se nuk mund të ofrojë informacione për kohën e mbërritjes, transportin, vendndodhjen lokale dhe destinacionin e mëtejshëm. Kjo gjë, sipas DASH, bëhet për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e afganëve që do të vijnë në vendin tonë.

Turma të mëdha njerëzish mbeten jashtë aeroportit duke shpresuar të largohen sepse kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve pasi kanë punuar me forcat e huaja gjatë dy dekadave të fundit. Mijëra afganë të tjerë i druhen një rikthimi te sundimit të ashpër të talibanëve përmes interpretimit të ligjit islamik te Sheriatit. Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje me talebanët në shkurt të vitit 2020 për tërheqjen e trupave amerikane dhe të vendeve aleate perëndimore nga lufta gati 20 vjeçare.

Por Uashingtoni dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar kanë paralajmëruar që atëherë se ata nuk do të pranojnë asnjë qeveri të formuar me forcë në Kabul. I dërguari i posaçëm amerikan për paqen në Afganistan, Zalmay Khalilzad, në një intervistë për Zërin e Amerikës vetëm disa ditë para se talebanët të merrnin nën kontroll Kabulin, paralajmëroi se nëse talebanët e marrin vendin me forcë, ata nuk do të fitojnë njohjen ndërkombëtare dhe “do të bëhen një shtet izoluar. ”/ tch

Të këshilluara

Maqedonia e Veriut lehtëson masat anti-Covid

Maqedonia e Veriut ka vendosur të lehtësojë masat anri-Covid të vendosura disa kohë më parë. Me rregullat e reja të bëra publike nga zyrtare të qeverisë në a...

17:09

Lajmi i Fundit/ Erion Braçe jep dorëheqjen

Zv.Kryeministri Erion Braçe ka dhënë një mesazh të koduar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale. Ai shkruan se për çdo gjë ka një fund dhe thotë se ndihet i n...

17:04

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me madhësi 3.8 u shënua në jugperëndim të Gavdos në zonën detare pranë Kretës. Mediat bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte 48 kilometra në jug...

15:24

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI