Flash

Video/ Berisha evokon bashkëpunimin me Olldashin, shmang Bashën nga filmimet

Lapsi.al 25 August 2021
Video/ Berisha evokon bashkëpunimin me Olldashin, shmang Bashën nga

Në një video të publikuar në profilin e Sali Berishës në Facebook nuk ka se si të dallohet diferenca në hapësirën, që i është kushtuar Sokol Olldashit, në krahasim me një pamje aksidentale për Lulzim Bashën.

Bëhet fjalë për një video që përmbledh momentet kryesore nga qeverisja e Berishës 2005-2013, të cilën ai e ka shoqëruar me fjalët "Historia na meson rrugen qe duhet te ndjekim per te ardhmen me te mire!".

Por ndërsa i ndjeri Olldashi shfaqet në video disa herë, madje i është lënë edhe një moment nga fjalimi për fushatën për Bashkinë e Tiranës në 2007, Lulzim Basha shfaqet vetëm një sekondë shkarazi. Edhe në momentin kur shfaqet Basha atij i bie shiriti që sapo ka prerë gjatë një inaugurimi dhe ulet ta marrë atë në tokë. VIDEO KETU

Ky dallim në kujtimet e Berishës ngjan si shenjë e pendesës tek lideri i PD, që asnjëherë nuk e kurseu mbështetjen për kandidaturën e Lulzim Bashës si pasardhës të tij.

Këto ditë pritet që Lulzim Basha të marrë një vendim, pro apo kundër kërkesës së amerikanëve, për ta përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Video që ka zgjedhur të publikojë sot ish-kryeministri mund të jetë edhe një sinjal, një shkelje syri për të gjithë ata që gjithnjë kanë preferuar Olldashin në vend të Bashës në krye të PD-së dhe që me kalimin e viteve janë shtuar.

Të këshilluara

Maqedonia e Veriut lehtëson masat anti-Covid

Maqedonia e Veriut ka vendosur të lehtësojë masat anri-Covid të vendosura disa kohë më parë. Me rregullat e reja të bëra publike nga zyrtare të qeverisë në a...

17:09

Lajmi i Fundit/ Erion Braçe jep dorëheqjen

Zv.Kryeministri Erion Braçe ka dhënë një mesazh të koduar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale. Ai shkruan se për çdo gjë ka një fund dhe thotë se ndihet i n...

17:04

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI