Lufta me flakët në Kukës ka përfunduar e kjo jo falë ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse, por prej reshjeve të shiut që kanë përfshirë disa zona në Kukës dhe Tropojë. Vatrat e zjarrit ishin aktive prej disa ditësh deri kur natyra vendosi të "shpëtojë" veten e saj. Mbrojtja Civile e Kukësit ka njoftuar se me nisjen e shiut vatra e zjarrit që ka ardhur nga Srriqja në Majën e Zezë nuk ka asnjë shenjë për vatër aktive dhe asnjë gjurmë tymi. Situatë paraqitet e qëndrueshme edhe Tropojë dhe Has.
Për shumë javë, Shqipëria është përfshirë nga zjarre që kanë sjellë dëme të mëdha, sidomos në bimësi, për të cilat do të duhen dekada për rikuperim.