Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me kë e ka?/ Mesazhi i koduar i Metës për hipokritët në politikë

Lapsi.al 25 August 2021
Me kë e ka?/ Mesazhi i koduar i Metës për hipokritët në

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mbrëmjen e së mërkurës në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e Papa Franceskut për hipokrizinë.

Edhe pse nuk ka dhënë ndonjë emër, Meta nënvizon se “në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën”.

Për më shumë lexoni mesazhin e Metës nëse mund të kuptoni kujt i drejtohet.

“Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”. “Çfarë është hipokrizia?

Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine.

Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!” Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!” - shkruan Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar ditën e hënë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dije se ...

20:31

Rama: Shqipëria do të marrë 4 mijë afganë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për “CNN” në lidhje me pritjen e afganëve nga vendi jonë. Ai u shpreh se Shqipëria do të marrë 4 mijë...

20:08

Përplasje me armë në Prishtinë

Dy persona dyshohet se janë përplasur me armë zjarri rreth orës 18:00 në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për raj...

19:57

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI