Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Po nëse afganët duan të qëndrojnë?/ Rama citon Kanunin: Unë jam katolik, por...

Lapsi.al 25 August 2021
Po nëse afganët duan të qëndrojnë?/ Rama citon Kanunin:

Kryeministri Edi Rama e rriti sërish numrin e refugjatëve afganë që Shqipëria do të presë. Në një intervistë në CNN, ai tha se janë listuar deri tani 2 mijë persona ndërsa janë edhe 2 mijë të tjerë që pritet të regjistrohen. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse një pjesë e tyre duan të qëndrojnë në Shqipëri, Rama citoi Kanunin.

“Nuk është çështja se a jam i gatshëm t’i pranojmë përgjithmonë apo jo. Kanuni i parë ligjor i shqiptarëeve i shkruar shekuj më parë e ka të shkruar se “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”. Ndaj, kush nga ata që dëshiron të qëndrojë edhe mund të qëndrojë” –tha Rama.

Pyetjes se nëse kjo gatishmëri e Shqipërisë lidhet për shkak se është një vend mysliman, Rama tha se nuk bëhet fjalë për çështje besimi ndërsa veten e etiketoi si katolik.

“Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, 2 fëmijët nga martesat e mëparshme janë ortdoksë. Kemi një të vogël që mund të zgjedhë të jetë hebre, i takon atij. Në rastin e afganëve bëhet fjalë për njerëz dhe jo etiketa që lidhen me ngjyrat, me kulturën dhe besimet” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar ditën e hënë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dije se ...

20:31

Rama: Shqipëria do të marrë 4 mijë afganë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për “CNN” në lidhje me pritjen e afganëve nga vendi jonë. Ai u shpreh se Shqipëria do të marrë 4 mijë...

20:08

Përplasje me armë në Prishtinë

Dy persona dyshohet se janë përplasur me armë zjarri rreth orës 18:00 në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për raj...

19:57

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI