Flash

Shqipëria me festa masive/ Manastirliu u kërkon qytetarëve të lajnë duart

Lapsi.al 21 August 2021
Shqipëria me festa masive/ Manastirliu u kërkon qytetarëve

Pas mbylljes së festave masive të Kampionatit Europian në Tiranë gjatë muajit qershor, shqiptarët dhe turistët e huaj po kremtojnë festën e birrës në Korçë, ku qeveria ka sponsorizuar ardhjen e Goran Bregoviçit. Pak ditë më parë, Taulant Balla bëri thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve atje.

Ndërkohë, Erion Veliaj ka paralajmëruar një koncert gjigand nga Ermal Meta në stadiumin Air Albania, ndërsa vetë turistët e huaj kanë planifikuar një "rave party" në 1 Shtator në Shqipëri, sipas mediave italiane. Një e ngjashme u organizua nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi në Shëngjin, e quajtur "Unum Festival". Kufijtë janë krejtësisht të hapur për turistët, ndërsa në vend nuk respektohet më asnjë masë kundër pandemisë, pavarësisht se vendi po hyn në një valë tjetër infeksionesh.

Në gjithë këtë garë për festime, zëri i Ogerta Manastirliut që kërkon kujdes dhe vaksinim, duket si absurditet, megjithatë Ministrja e Shëndetësisë e ka bërë një apel, sa për të thënë.

Bie në sy kërkesa për të larë duart, ndërkohë që apeli i Manastirliut është bërë sa për të larë gojën. Sipas të dhënave sot në vend pati mbi 600 të infektuar të rinj dhe dy të vdekur.

Statusi i plotë më poshtë:

"Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI