Flash

Dalin DETAJE/ Efektivi i RENEA, koka e grupit të kokainës në Tiranë

Lapsi.al 20 August 2021
Dalin DETAJE/ Efektivi i RENEA, koka e grupit të kokainës në

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka dhënë informacion zyrtar për operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Janë 5 persona të arrestuar, një prej tyre Rael Luli, efektiv i RENEA-s që sipas SHÇBA ishin pjesë e një rrjeti shpërndarësish kokaine që vepronte në disa zona në Tiranë.

Rrjeti drejtohej pikërisht nga polici i Forcave Speciale. Të arrestuarit e tjerë janë: Jurgen Luli, Gertjan Harapi, Gevi Spahia dhe Ergi Sala

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytetin e Nxënësve. Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

NJOFTIMI I SHÇBA

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen operacionale të DVP Tiranë, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale. Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë:

– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;

– J.L., 30 vjeç;

– G.H., 26 vjeç;

– G.S., 27 vjeç;

– E.S., 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar. Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytetin e Nxënësve. Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë. Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

[caption id="" align="alignnone" width="552"] Rael Luli, efektiv i RENEA[/caption]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI