Flash

VIDEO/ Zbulohet ç’ndodhi me foshnjën që u hodh mbi murin e aeroportit të Kabulit

Lapsi.al 20 August 2021
VIDEO/ Zbulohet ç’ndodhi me foshnjën që u hodh mbi murin
Zëdhënësi i Trupave të Marinsave Amerikanë ka bërë një deklaratë të shkurtër, duke konfirmuar vërtetësinë e një videoje që tregon civilë të dëshpëruar afganë që kalojnë një foshnjë tek ushtarët amerikanë të vendosur në aeroportin e Kabulit. "Mund të konfirmoj se anëtari i shërbimit me uniformë i paraqitur në video është një marins me Njësinë e 24-t. Foshnja që shihet në video u dërgua në një strukturë mjekimi dhe për të u kujdesën mjekët profesionistë" – tha majori Jim Stegner. Videoja u bë virale dhe ngjalli kujtimin e largimit të SHBA nga Saigon në fund të Luftës së Vietnamit. Marinsit amerikanë publikuan më pas një foto ku shihet se si një ushtar amerikan kujdeset për të voglën e cila mësohet se më pas u bashkua me të atin e saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI