Flash

“Do hedh në erë Kapitolin”/ Mbështetësi i Trump alarmoi për 5 orë Uashingtonin

Lapsi.al 19 August 2021
“Do hedh në erë Kapitolin”/ Mbështetësi i Trump

Për 5 orë ai mbajti pezull Capitol Hill në Uashington, duke kërcënuar se do të shpërthente një bombë të përbërë nga tanerite, një eksploziv i bazuar në nitrat amoniumi, tipik i bombave të bëra vetë.

Por në fund, pas disa orë negociatash me policinë nga kamioni i tij i zi, 50-vjeçari Ray Roseberry, një mbështetës i flaktë i Donald Trump hoqi dorë dhe u arrestua.

Pasi parkoi makinën e tij në zonën e Capitol Hill, ai telefonoi policinë duke thënë se kishte një bombë dhe më pas filloi një video LIVE në Facebook (e cila u hoq më vonë) duke bërë thirrje për një sulm në Afganistan për t’u "dhënë një shqelm në të pasme talebanëve" si dhe për t'u takuar me Presidenti Joe Biden.

"Ne jetojmë në një vend të lirë. Joe nëse doni të më vrisni është zgjedhja juaj. Nëse doni të më qëlloni dhe të hidhni në erë një bllok ose dy... kutia është e plotë. Amonium nitrati. Unë nuk dua të vdes Joe, unë dua të shkoj në shtëpi "saktësisht" si njerëzit në Afganistan "jeta e të cilëve" është në duart tuaja " – thoshte ai në videon LIVE. Për arsye sigurie u evakuuan Kapitoli, Gjykata e Lartë, Biblioteka dhe Kongresi amerikan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Radhimë, flakët pranë banesave

Vatër tjetër zjarri në Vlorë. Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët në Radhimë. Flakët kanë avancuar të ndihmuara nga era dhe zjarri i është a...

18:22

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI