Flash

Mbyllja e lokalit ku u bë ironi me ezanin, denoncohet në polici Imam Ahmed Kalaja

Lapsi.al 19 August 2021
Mbyllja e lokalit ku u bë ironi me ezanin, denoncohet në polici Imam

Imami i xhamisë së Rrugës së Kavajës Ahmed Kalaja është denoncuar në komisariatin nr. 2 nga pronarja e një lokali komedie në kryeqytet. Gjithçka nisi në datën 15 gusht të këtij viti kur në këtë lokal ishte mbajtur një stand up komedi ku ironizohej ezani.

I pari që shprehu indinjatë për këtë shfaqje ishte imami Ahmed Kalaja. Kjo ka sjellë më pas një reagim të ashpër të besimtarëve myslimanë të cilët kanë shkuar jashtë ambienteve të lokalit duke kërkuar që ky biznes të kërkonte ndjesë për fyerjen e bërë ndaj fesë së tyre.

Po ashtu në polici është denoncuar edhe një qytetar tjetër i identifikuar si Dashamir Kalaja i cili sipas pronarëve të lokalit i ka kërcënuar këta të fundit me jetë.

I kontaktuar nga News24, imami Ahmet Kalaja tha se nuk kishte dijeni për denoncimin, por kërkoi nga ana e policisë dhe prokurorisë të marrin masa për këtë biznes, i cili sipas tij nxit urrejtjen fetare dhe diskriminon fenë islame. /BalkanWeb

Të këshilluara

Zjarr në Radhimë, flakët pranë banesave

Vatër tjetër zjarri në Vlorë. Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët në Radhimë. Flakët kanë avancuar të ndihmuara nga era dhe zjarri i është a...

18:22

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI