Flash

Facebook nën akuzë në SHBA/ Aplikoi skemën “prano ose vdis”

Lapsi.al 19 August 2021
Facebook nën akuzë në SHBA/ Aplikoi skemën “prano ose

Një padi e re për gjigantin e mediave sociale. Komisioni Federal i Tregtisë, një agjenci amerikane që merret me konsumatorët ka paraqitur një peticion të ri prej 80 faqesh kundër Facebook për mbajtje të paligjshme të një regjimi monopol në botën e teknologjisë.

Gjithçka filloi në Dhjetor 2020, kur Autoriteti Amerikan u bashkua me 48 shtete për të paditur Facebook. Kapitulli i parë i çështjes u dorëzua në qershor të këtij viti, por një gjykatës federal e refuzoi padinë.

Sipas gjyqtarit, padia nuk përcaktonte saktë tregun në të cilin Facebook po mbante monopol. 

Tani ka një ankesa të re që u referohet blerjeve të Instagram dhe WhatsApp në 2012 dhe 2014 me anë të të cilave Facebook mori një pozicion të monopolit në treg.

Akuza thotë se blerja e tyre u realizua me anë të një skemë të paligjshme "prano blerjen ose groposu". Në padi thuhet se janë marrë të dhëna dhe dëshmi shtesë për të mbështetur pretendimet.

Tani Mark Zuckerberg ka kohë deri në 4 tetor për t'u përgjigjur.

Nga ana e tij, Facebook ka paraqitur një peticion duke kërkuar një gjykatës tjetër për shkak se Lina Khan ka bërë deklarata kritike në të kaluarën ndaj industrisë së teknologjisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Radhimë, flakët pranë banesave

Vatër tjetër zjarri në Vlorë. Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët në Radhimë. Flakët kanë avancuar të ndihmuara nga era dhe zjarri i është a...

18:22

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI