Flash

Humb Komiteti i Ekspertëve/ Mbi 600 të infektuar dhe dy të vdekur nga Covid në 24 orë

Lapsi.al 21 August 2021
Humb Komiteti i Ekspertëve/ Mbi 600 të infektuar dhe dy të vdekur

Shtohen shifrat e të infektuarve në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë 658 persona që rezultuan pozitivë, ndërsa dy pacientë kanë ndërruar jetë në spitale. Pavarësisht alarmit që vjen nga shifrat e pandemisë, si pasojë e qarkullimit të variantit Delta, vendi vazhdon të jetë në normalitet, me festime masive dhe asnjë rregull për mbrojtjen nga covid. Ndërkohë që vala e katërt e covid në vendin tonë mund të thuhet se ka nisur tashmë, nuk ka asnjë ekspert të pandemisë nga të Komitetit Teknik që të ngrejë zërin për masa më të rrepta parandaluese.

Aktualisht janë 5129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 142 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,184 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 658

Të shëruar në 24 orë 142

Të shtruar në spitale 73

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 6527

Testime totale 992,232

Raste pozitive 138,790

Raste të shëruara 131,184

Raste Aktive 5129

Humbje jete 2,477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1977

Shkodër 843

Vlorë 482

Fier 436

Durrës 305

Elbasan 251

Lezhë 238

Berat 177

Gjirokastër 157

Korçë 106

Kukës 92

Dibër 65

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI