Flash

Video në transmetim live/ Momenti kur babai i Xhuljano Bullarit merr vesh humbjen e të birit

Lapsi.al 21 August 2021
Video në transmetim live/ Momenti kur babai i Xhuljano Bullarit merr vesh

Trupi i pajetë i një 25 vjeçari u gjet sot në një zonë të pabanuar në Babicë të Vlorës. Gjatë mesditës, kur gazetari i Syri tv raportonte live emrin e viktimës, pas tij duket një person që përpiqet të dëgjojë diçka më shumë nga gazetari. Në momentin kur thuhet emri "Xhulian Bullari", burri që qëndron pas gazetarit, bën një lëvizje të fortë, kthehet pas dhe lëshon një britmë dhe në dëshpërim e sipër përplas në tokë celularin.

Duket se ishte babai i 25 vjeçarit, Xhuljano Bullari, për të cilin ende nuk dihet pse është vrarë. Pamjet e transmetimit live janë tronditëse dhe dëshmojnë për dhimbjen e prindit që merr vesh se ka humbur fëmijën.

Video më poshtë:

[video width="426" height="240" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/Video-kur-babai-merr-vesh-vdekjen-e-te-birit.mp4"][/video]

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI