Flash

Biden u flet amerikanëve: Nuk dështuam në Afganistan, morëm atë që deshëm

Lapsi.al 16 August 2021
Biden u flet amerikanëve: Nuk dështuam në Afganistan, morëm

Presidenti i SHBA Joe Biden e filloi fjalimin e tij drejtuar kombit duke thënë se situata në Afganistan "po evoluon me shpejtësi". Ai tha se ekipi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë "po monitoron nga afër situatën në terren".

Biden tha se ai dëshiron t'i kujtojë vendit "se si arritëm këtu dhe cilat janë interesat e Amerikës në Afganistan".

Ai tha se misioni amerikan në Afganistan që filloi dy dekada më parë "kurrë nuk supozohej të kishte qenë ndërtimi i një kombi".

"Në shkuam në Afganistan gati 20 vjet më parë me qëllime të qarta: të gjenim ata që na sulmuan më 11 shtator 2001 dhe të siguroheshim që Al Kaeda nuk mund ta përdorë Afganistanin si një bazë nga e cila do të na sulmojë përsëri. Ne e bëmë atë.

Ne kurrë nuk hoqëm dorë nga gjuetia për Osama bin Laden dhe e gjetëm atë. Kjo ishte një dekadë më parë. Misioni ynë në Afganistan nuk ishte menduar të ketë qenë ndërtimi i kombit" - tha ai.

"Interesi ynë i vetëm jetik kombëtar në Afganistan mbetet sot ajo që ka qenë gjithmonë, të parandalojmë një sulm terrorist në atdheun tonë" – tha Biden. ©LAPSI.al

Të këshilluara

10 ditët që tronditën Afganistanin

Talibanët e morën Afganistanin në vetëm 10 ditë duke kontrolluar qytet pas qyteti të gjithë vendin. Luftëtarët talebanë morën kryeqytetin e tyre të parë krahino...

20:32

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI