Talibanët po marrin në dorë tashmë Afganistanin. Presidenti i vendit u arratis, thuhet në Uzbekistan.
“Jeta duket normale në qendër të qytetit”, - thotë për BBC, Malik Mudassir.

“Ka shumë më pak trafik, shumica e dyqaneve janë të mbyllura, por njerëzit duken shumë më të qetë”.
“Megjithatë, në aeroportin ndërkombëtar skenat ishin katastrofike”, - tha korrespondenti i BBC.
“Aktualisht janë 2500 trupa amerikane në aeroport, me 500 shtesë që mbërrijnë në orët e ardhshme”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Trupat amerikane janë ende "duke punuar për të rivendosur sigurinë", tha zëdhënësi, ndërsa Pentagoni njoftoi një pauzë të fluturimeve.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë civilë afganë të kapur pas një avioni ushtarak amerikan teksa ai përgatitet të ngrihet.





Amnesty International i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë "me vendosmëri për të shmangur tragjeditë e mëtejshme".
"Ajo që ne jemi dëshmitarë në Afganistan është një tragjedi që duhej të ishte parashikuar dhe shmangur," - tha sekretarja e përgjithshme e organizatës, Agnes Callamard. ©LAPSI.al
