Vendimi për të strehuar disa mijëra afganë që ikin nga vendi i tyre për t’i shpëtuar terrorit taleban, ka qenë një rast i mirë për marketing politik në mediat e huaja. The Guardian është interesuar pranë qeverisë shqiptare dhe kryeministri Edi Rama është përgjigjur menjëherë për një prononcim.
“Jam i shokuar teksa shoh njerëz të lënë pas dhe do të doja t’i jap atyre mundësinë të marrin frymë sërish” është shprehur Rama për The Guardian. “Ne e dimë si është të jetosh në diktaturë dhe si është të jesh një i huaj në kërkim të një strehe diku. Kjo është ajo çka jemi: është një nder dhe një detyrë të bësh këtë gjë”
Rama tha për The Guardian se nuk e kuptonte se si “vende më të pasura kthejnë kurrizin” për talebanët.
“Kjo bie në kundërshtim me vlerat që ne të gjithë predikojmë” tha ai. “Shqipëria vërtet që nuk e zgjidh dot problemin, por as nuk duam të jemi pjesë e tij” ka thënë kryeministri i Shqipërisë.