Flash

VIDEO/ Shikoni si talebanët lirojnë të burgosurit ekstremistë në Afganistan

Lapsi.al 15 August 2021
VIDEO/ Shikoni si talebanët lirojnë të burgosurit

Pamjet e postuara në internet nga një agjenci e lajmeve pro-talebanëve tregojnë se si të burgosurit po lirohen nga burgu Pul-e-Charkhi në Kabul.

Ai është burgu më i madh në Afganistan.

Më herët të dielën, forcat talebane pushtuan burgun ushtarak në ish -bazën ajrore amerikane Bagram.

Talebanët dhe luftëtarët ekstremistë, përfshirë ata që i përkisnin Shtetit Islamik, ishin midis 5000 të burgosurve që mbaheshin në burgun Bagram dhe që tashmë kanë fituar lirinë.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se komandantët kanë urdhëruar luftëtarët e tyre të hyjnë në Kabul për të parandaluar plaçkitjen.

“Për shkak se forcat e sigurisë kishin lënë pjesë të qytetit dhe pikat e tyre të kontrollit, forcat talebane po hyjnë për të parandaluar kaosin dhe plaçkitjen”, - shtoi ai.

Në deklaratë, talebanët u bënë thirrje njerëzve të mos kenë frikë nga militantët e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosova pranon strehimin e afganëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se ka dhënë pëlqimin e strehimit të afganëve në vendin e saj. Osmani, me anë të një shkrimi në Facebook, k...

14:42

Ndahet nga jeta Gerd Muller, njeriu i golave

Eshtë ndarë nga jeta kampioni i botës, Gerd Myler, 75 vjeç. Këtë njoftim e ka dhënë klubi i Bjernit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Para Ronaldos dhe...

14:18

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI