Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Sali Berisha del pro ardhjes së afganëve në Shqipëri

Lapsi.al 15 August 2021
Sali Berisha del pro ardhjes së afganëve në Shqipëri

Sali Berisha është pro ardhjes së refugjatëve afganë në vendin tonë.

Berisha shkruan se është detyrim ligjor dhe moral i Shqipërisë si aleat i SHBA dhe vend anëtar i NATO që të mikpresë refugjatët afganë qoftë përkohësisht apo përfundimisht.

Nga ana tjetër, ai kritikon Ramën duke thënë se po e përdor vendimin për përfitime personale politike.

Lexo më tej:

Rama e bën fakt të kryer, do t'i marrë afganët në Shqipëri  

"Shqipo mendjefikur", "mallkues pa din e pa iman", "llum njerëzor"/ Rama kthen në sherr dhe ardhjen e afganëve 

Shpjegimi i vonuar për afganët/ A do t’i strehojë Rama në Surrel? 

Ardhja e afganëve dhe Luli si loloja i regjimit 

Afganistani në duart e talebanëve/ Amerikanët nisin evakuimin e stafit të ambasadës nga Kabuli 

STATUSI NGA SALI BERISHA: 

Dy fjale per afganet ne Shqiperi!

Rikthimi pas 20 viteve me shpejtesi ne Afganistan i talebaneve, rregjimit me obskurantist qe nga mesjeta, perben nje nga ngjarjet me dramatike te historise se Pasluftes se Dyte Boterore. Nder te tjera ky rikthim perben per kombin afgan nje kob te zi me pasoja tashme te njohura dhe katastrofale.

Ne kete kuader, strehimi i atyre qe kane si alternative prerjen e kokave nga xhelatet talebane perben detyrim moral por dhe ligjor kombetar dhe nderkombetar per çdo vend te lire. Shqiperia, si aleate e SHBA, si vend anetare e NATOs, si vend bijte e te cilit rane per tu bere te pavdekshem per paqen ne token afgane por dhe ne perputhje me traditen e shkelqyer te shqiptareve, sigurisht do te mikpres me gjithe zemer refugjatet afgan qofte perkohesisht qofte perfundimisht ne token e saj.

Ne kete aspekt, duke pare avancimin e papermbajtur dhe kapitullimin pa kushte te ushtrise afgane komandanteve te saj dikur krenari e qendreses per liri le te urojme qe kontigjenti i caktuar per Shqiperi te mund te arrije shendosh e mire ne dheun tone.

Por fjalori prej ordineri te shpelare duke share dhe anatemuar te tjeret i Edvin Kristaq Rames pikerisht ne njoftimin e tij drejtur shqiptareve per kerkesen e SHBA dhe vendimin e tij per te pranuar refugjatet afgan eshte deshmi e perpjekjeve te tij te turpshme per te perdorur kete vendim per perfitime e interesa personale politike duke e lidhur ate edhe me vasalitetin e tij te neveritshem ndaj padronit te tij Vuçiç.

Me kete rast le ti themi Zografit bis se ardhja e afganeve nuk te heq ziftin e vasalit te serbomadhit Vuçiç apo te antishqiptarit qe mohon genocidin ciklik te serbeve ne Kosove. Ardhja e afganve ne Shqiperi nuk te lane duart nga thikat qe ti per logari te padronit tend dhe si tradhtar i kombit shqiptar i fute pas shpine Kosoves.

Ndaj dhe duke ju uruar mireseardhje refugjateve afgan ne Shqiperi, denoj me ashpersine me te madhe perpjekjen banale prej ordineri te Edvin Kristaq Rames per te shpelare fytyren e tij te nxire dhe per te ndretuar me sharje te ulta suksesin mbi nje drame te thelle njerezore. sb

Të këshilluara

Kosova pranon strehimin e afganëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se ka dhënë pëlqimin e strehimit të afganëve në vendin e saj. Osmani, me anë të një shkrimi në Facebook, k...

14:42

Ndahet nga jeta Gerd Muller, njeriu i golave

Eshtë ndarë nga jeta kampioni i botës, Gerd Myler, 75 vjeç. Këtë njoftim e ka dhënë klubi i Bjernit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Para Ronaldos dhe...

14:18

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI