Flash

Ramush Haradinaj apel për Albin Kurtin: Dil vullnetar për strehimin e afganëve në Kosovë

Lapsi.al 15 August 2021
Ramush Haradinaj apel për Albin Kurtin: Dil vullnetar për strehimin e

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duket se është në një linjë me kreun e qeverisë Rama, të paktën sa i përket strehimit të afganëve të lidhur me Amerikën. Përmes një postimi në rrjetet sociale Haradinaj shkruan: “Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!”.

Më herët kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmin e publikuar nga “Reuters” se Shqipëria është në bisedime me SHBA-të për strehimin e afganëve të lidhur me Amerikën në Shqipëri.

“Padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje“, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI